Të fundit

Landi i Tirolit të Austrisë dhuron donacionin e radhës për shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Preshevës dhe Landit të Tirolit të Austrisë, sot ka arritur në Preshevë një kamion me banka dhe karrika për nxënësit tanë.

Gjithsejt janë 90 banka dhe 180 karrika dhe do të shpërndahen për nxënësit e klasave të para në paralelet e shkollës fillore: Prof Ibrahim Kelmendi.

Komuna e Preshevës faleminderon Landin e Tirolit dhe përfaqësuesin e saj z. Peter Logar për donacionet e bëra për komunën tonë duke shpresuar edhe më tej në bashkëpunimin institucional edhe në sferat tjera.