Lajme

Mustafa: Transmetimi i seancave të Kuvendit Komunal është mëse i nevojshëm për qytetarët

Pas njoftimit të Rtv Aldi që udheqësia e Kuvendit Komunal në krye me z.Sami Salihu nuk dëshiron që Rtv Aldi t’i përcjellë drejtpërdrejt seancat e Kuvndit Komunal ka reaguar Partia Demokratike Shqiptare.

Partia Demokratike Shqiptare ka dënuar sjelljen e udheqësisë të Kuvendit Komunal në Preshevë për mos transmetimin drejtpërdrejt të seancave të saj dhe sipas z.Mustafa kjo është një  ideologji sllavo-ruse.

Nuk e meritojnë qytetarët ti ndodh kjo, transmetimi i seancave të Kuvendit Komunal në Preshevë është mëse i nevojshëm për qytetarët, sepse qytetarët janë mishëruar që përmes Rtv Aldi t’i ndjekin drejtpërdrejt debatet në Kuvendin Komunal për gati 13 vite që nga themelimi i Rtv Aldi, u shpreh z.Mustafa.

z.Mustafa Kryetarin e Komunës dhe Kryetarin e Kuvendit i ka quajtur “Kryetar Facebook-ash”, duke menduar që e tërë bota po i shikon, por po harrojnë që e gjithë bota po i injoron sjelljet e tyre diktatoriale.