Mustafa takim vllazëror me Sami Lushtakun
Kreu i PDSH’së Ragmi Mustaf gjatë ditës së sotme është takuar me ish kryetarin e komunës së Skenderajt Sami Lushtakun.
Z.Mustaga takimin me z.Lushtaku e quajtuar si një takim vllazëror e politik. Mes tjerash në njoftimin e tij thuhet se në këtë takim është biseduar për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb.
Tutje z.Mustafa theksoi se me Sami Lushtakun është biseduar edhe për ribashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovë, ku z.Lushtaku është njoftuar se ky është një vendim i paluhatur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë :
Një takim i ngrohtë, vëllezror e aq më tepër politik me Gjeneralin z. Sami Lushtakun baskëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.
Në takim është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb. Padyshim se në hollësi është njoftuar z. Lushatku me gjitha problemet në të gjitha fushat si në aspektin individual e kolektiv të shqiptarëve. Ishte një ikurajim për ne sepse z.Lushtaku ka një potencial të jashtëzakonshëm për të dëgjuar parafolësin dhe për t’i dhënë zgjidhje secilit problem.Edhe para z. Lushtakut,bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare.
Në përmbyllje të takimit porosia e Sami Lushtakut ishte që takimet midis nesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim konsultimi e kordinimi të proceseve politike brenda rajonit e më gjërë.
RM?????