Mustafa siguron 10 vende pa pagesë për studentë nga Presheva në fushën e mjeksisë në Universitetin Western Balkans
Zëvendës kryetari i komunës, Ragmi Mustafa sot priti në takim përfqësuesit e Universtitetit “WESTERN BALKANS UNIVERSITY”.
Në ky takim i frytshëm, Mustafa arriti të siguroj 10 vende p pagësë për studentët nga Komuna e Preshevës në fushën e mjeksisë, transmeton MinistriaLajmeve.
Këtë njoftim e ka bërë edhe vet Mustafa në postimin e tij:
Kënaqësi e veçant sot të takosh në Komunën Preshevë Prof. Dr. Agron Hoxha nga Tirana dhe zotin Kenan Tahiraga nga Prishtina. Që të dy janë pjesë e Universitetit privat në Shqipëri WESTERN BALKANS UNIVERSITY. Ardhja e tyre në Komunën Preshevë ishte me qëllimin mē të mirë për të ofruar rreth dhjetë vende studimi për kandidat në fushën e mjekësisë sē përgjithshme, stomatologji dhe farmaci pa pagesë. Natyrisht, se mësimet në këtë Universitet zhvillohen në gjuhën angleze. Ky do të jet një rast shumë i mirë për maturantët tanë që të fillojnë ndërtimin e karierës së tyre në standarde e përmasa globale.