Mustafa: Raporti i progresit për Serbinë konstaton shqetësimet e KKSH’së
Pas publikimit të Raporti të Progresit të Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2020 ngrit shqetësime serioze sa i përket jetësimit të të drejtave fundamentale të njeriut, përmes një komunikate e ka komentuar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.
Postimi i z.Mustafa:
Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2020 ngrit shqetësime serioze sa i përket jetësimit të të drejtave fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, demokracinë e gjithëpërfshirjen, kompatibilitetin administrativ dhe lirinë e shprehjes.
Raporti konstaton se ka diskrepancë të madhe në trajtimin e minoriteteve në Serbi, mes atyre që janë në Vojvodinë dhe ato në pjesët tjera të Serbisë.
Sikurse Komisioni Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, edhe Raporti i Progresit rekomandon që të përmirësohet mbrojtja e drejtave të pakicave kombëtare.
Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson rekomandimin e Bashkimit Evropian për krijimin e një data bazë të qëndrueshme të të dhënave kornizë, si dhe për afishimin e marrëdhënieve ndëretnike, duke marrë parasysh nevojën për t’u përfshirë në shoqëri përmes integrimit dhe përfshirjes së pakicave kombëtare.
Megjithatë kërkohet zbatimi i planit të veprimit të Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe legjislacioni përkatës që duhet të avancojë në një përmirësim të prekshëm të ushtrimit efektiv të të drejtave individuale që u përkasin pakicave kombëtare.
Vlerësojmë po ashtu shqetësimin lidhur me transmetimin e programeve mediatike në gjuhët e pakicave i cili mbetet i brishtë dhe i varur nga financimi./rtvp