Mustafa publikon një foto me Sadriun, që e kishte si kundërkandidat në zgjedhjet e brendshme të partisë
Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar me konsolidimin e organeve të reja partiake.
Pas zgjedhjes së kryesisë së re, Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar me konsolidimin e organeve të reja partiake, me ç’rast, gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur nënkryetarët e partisë dhe sekretatin e saj.
Përmes një komunikate, kryetari i kësaj partie, Ragmi Mustafa, në llogarinë e tij në facebook ka njoftuar se për nënkryetare të partisë është zgjedhur Albiona Ibrahimi Rexhepi, derisa për nënkryetar Mustafë Shaqiri.
Ai gjithashtu ka njoftuar se pas diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e parë të kryesisë së re të posazgjedhur të PDSH-së, gjatë mbledhjes së djeshme në pozitën e sekretarit rë partisë është zgjedhur Tefik Bajrami.
Pasmbajtjes së mbledhjes, Ragmi Mustafa, përmes llogarisë së tij në facebook ka publikuar edhe komunikatën e nxjerrë në këtë mbledhje, me ç’rast tregon për diskutimet dhe vendimet e marra gjatë kësajmbledhje.
Mustafa gjithashtu ka publikuar një fotografime kundërkandidatin e tij në zgjedhjet për kryetarin e PDSH-së, Ilir Sadriu, duke lënë të kuptohet se nuk ka përçarje brenda PDSH-së. Ky reagim i Mustafës vjen menjëgerë pas kritikave të shumta ndaj Sadriut për postimet dhe reagimet pas zgjedhjeve partiake në facebook, në intervistën e dhënë në RTV Aldi disa ditë më parë.
Në vazhdim mundë ta lexoni komunikatën e plotë të publikuar nga Mustafa në llogarinë e tij në facebook:
Sot, datë 18 Dhjetor 2020, duke filluar nga ora 16:00, kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, e dalur nga Kuvendi i VII zgjedhor mbajti mbledhjen e vet të parë, ku shqyrtoi dhe miratoi raportin e zgjedhjeve në kuadër të të gjitha niveleve të partisë dhe për opinionin publik nxjerr këtë :
KOMUNIKATË
Diskutimet në mbledhjen e parë të kryesisë së PDSH-së ishin të fokusuara në shqyrtimin e procesit zgjedhor në Kuvendin e shtatë zgjedhor, gjendjes shëndetsore të qytetarëve në komunën Preshevë nën rrethanat e Pandemike me Covid-19, situatën aktuale politike si dhe shpërndarjen e Kuvendit Komunal në Preshevë.
Duke u mbështetur në statutin e PDSH-së, në mbledhjen e parë të kryesisë së re e dalur nga Kuvendi zgjedhor zgjedhen edhe dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së. Njëri nga nënkryetarët duhet të jetë nga radhët e gjinisë më pak të përfaqësuar. Pas diskutimeve të shumta mes anëtarëve të kryesëisë së partisë, për nënkryetare të Partisë Demokratike Shqiptare u zgjodh Albiona Ibrahimi Rexhepi, kurse për nënkryetar Mustafë Shaqiri. Diskutime pati gjithashtu edhe për zgjedhjen e sekretarit të partisë, ku gjithashtu në mënyrë të ngjajshmë si tek nënkryetarët, në fund të debatit sekretar i partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar u zgjodh Tefik Bajrami.
Me përzgjedhjen e nënkryetarëve dhe sekretarit të partisë, u përmbyll me sukses edhe procesi zgjedhor demokratik brenda Partisë Demokratike Shqiptare për mandatin e katërvjeçrit të ardhshëm, i cili zgjati gati tre muaj. Vlenë të theksohet se kryesia e PDSH-së për këtë mandat katërvjeçar numron 19 anëtar prej të cilëve pesë nga gjinia më pakë e përfaqësuar në organet e partisë.
Në mbledhjen e parë të kryesisë së PDSH-së janë ngritur edhe katërmbëdhjet trupa punues këshilldhënëse në formë të ekipeve në nivel ekspertësh me anëtar nga gjitha organet e partisë, anëtarsisë, intelektual e patriotë të shquar, afaristë të dëshmuar dhe të rinj e të reja. Këto ekipe në nivel ekspertësh do të jenë shtylla shumë të fuqishme në drejtimin e subjektit politik e posaçërisht në ndërtimin e platformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme që do të jenë në pranverën e ardhshme.
Procesi zgjedhor në Kuvendin e shtatë zgjedhor të PDSH-së vlerësohet demokratik, garues, i vlerë, i guximshëm, unifikues dhe triumfues në interes të subjektit politik. Nga ana tjetër nga kuvendi zgjedhor i shtatë i PDSH-së, janë konstatuar përparësitë që e bëjnë krenar subjektin politikë, të metat dhe mangësitë që do të shërbejnë si leksione të mira për përmirsim e avansim për të ardhemen dhe propozime konkrete për veprim në terren dhe ate menjëher.
Menaxhimi i situatës pandemike në komunën e Preshevës vlerësohet absolut shumë i ulët si nga shtabi komunal e sidomos ai republikan për menaxhim me situata të jashtëzakonshme. Pandemia Covid-19, preku përskaj shëndetit të qytetarëve edhe gjitha fushat tjera të jetës shoqërore-ekonomike që zhvillojnë qytetarët. Në këtë drejtim, fare pakë mbase dhe aspak institucionet komunale e ato republikane serbe nuk janë marrë e as po merren me pasojat e pandemisë në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektorin e biznesit privat.
PDSH shpreh shqetësim të thellë në vazhdimin e shlyerjes së adresava të vendbanimeve të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nga regjistri civil i adresave e vendbanimeve në kuadër të ministrisë së brendshme të qeverisë serbe. Prandaj, fton faktorin ndërkombëtar që të merret shumë seriozisht me këtë masë diskriminuese e përndjekjeje të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone me metoda të moderuara nga aparati shtetror serb.