Mustafa për deklaratën e Lajçakut: Tani, kur Lajçak ndodhet në Beograd le t’u thotë serbëve se kushtetuta e tyre nuk është as kuran e as bibël
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ka reagur në lidhje me deklaratën e Emisarit të BE Miroslav Lajçak, i cili deklaroi se kushtetuta e Kosovës nuk është bibël ajo mund të ndryshohet dhe të formohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë.
Mustafa nëpërmjet një reagimi porosit Lajckun i cili akualisht po qëndron në Beogradle t’u thotë serbëve se kushtetuta e tyre nuk është as kuran e as bibël dhe le t’a ndryshojnë në interes të njohjes së realitet më të ri në botë ekzistimit të Republikës së Kosovës. Përtej kësaj le të njohin edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën si pjesë përbërse të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë :
Deklarata e Lajçakut rreth asaj se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është bibël dhe se le të ndryshohet për asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në interes të pushtuesit Serb me qëllimin e ndërtimit të shtetit Serb në Kosovë. Republika e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit në periudhë kohore jo më pakë se 100 vite e sidomos luftēn e fundit të lavdishme të UÇK-së. Këto gjakderdhje e gjenocid ushtroi Serbia mbi popullin Shqiptar të Kosovës, e prej nga tani t’u ipet pushtet ekzekutiv brenda Republikës së Pavarur të Kosovës. Tani, kur Lajçak ndodhet në Beograd le t’u thotë serbëve se kushtetuta e tyre nuk është as kuran e as bibël dhe le t’a ndryshojnë në interes të njohjes së realitet më të ri në botë ekzistimit të Republikës së Kosovës. Përtej kësaj le të njohin edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën si pjesë përbërse të Republikës së Kosovës përderisa nuk njohin shqiptarët dhe të drejtat e tyre në Luginë të Preshevës, përkatsisht në trojet autoktone të tyre.