Mustafa nga USA: Ne duam bashkim me Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, në një invervistë të dhënë për ‘NTV televizion, ka folur për vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Ministria e Lajmeve.
Mustafa tregoi për zhvillimet e takime me përfaqësuesit e institucioneve të larta të SHBA-ve, ku ndër me të rëndësishmet ishte edhe takimi me Emisarin amerikan, Gaberiel Escobar.
Tutje kreu i PDSH-së deklaroi se takimet në SHBA ishin të ftytshme, produktive në diskutimet për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ai mes tjerash deklaroi se gjëja më e mirë për shqiptarët e Luginës, është bashkangjitja me Kosovën në integritetin terrotorial të saj.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Mustafës: