Të fundit

Martinoviq vjen në Bujanoc në takimin e parë të Trupit Koordinues

Kryetari i ri i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Aleksandar Martinoviq, sot do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Shërbimit të atij organi në përbërjen e re, në ambientet e Fakultetit Ekonomik. në Bujanoc, ku dhe do të bëhet emërimi i drejtorit të Shërbimit KT, Nenad Mitroviq.

Në takim, përveç Mitroviqit, do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunës së Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe nënkryetari i Preshevës dhe shefi i kabinetit të tij.

Martinoviq është emëruar kryetar i ri i Trupit Koordinues më 8 qershor dhe ky organ nuk ka kryetar për dy vjet, pasi kryetari i mëparshëm Zoran Stankoviq ka ndërruar jetë më 5 tetor 2021.