Mustafa mbledh strukturat e partisë për të vendosur emrin e kandidatit për kryeministër
Ka nisur takimi i thirrur nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa me strukturat e partisë, ku do të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër.
Kjo parti është shprehur e gatshme dhe është në pritje që të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi për të formuar Qeverinë e re me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet, raporton koha.
VV-ja si fituese e zgjedhjeve të fundit, ka paralajmëruar se do të dërgojë vendimin në Kushtetuese nëse Thaçi ia jep mandatin LDK-së.