Mustafa: “Marrëveshja për krijimin e Fondit të përbashkët, është inkurajuese për Luginën e Preshevës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka përshëndetur vendimet e dyqeverive të arritura sot në Tiranë, veçmas marrëveshjen për themelimin e Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës.
Ai, përmes një statusi në facebook, ka shkruar se kjo marrëveshje është inkurajuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke shpresuar se do t’a ndihmojë procesin e themelimit të strategjive të përbashkëta për të bashkërenduar aktivetet në avancimin e çështjes shqiptare në Luginë.
“Marrëveshja e sotme e firmosur në mbledhjen e përbashkët të Tiranës për Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës” dhe fillimi për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës është inkurajuese për të formuar strategjinë e përbashkët afatmesme për të bashkërenduar aktivitetet drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës” – thuhet në shkrimin e kryetarit Mustafa.
Ragmi Mustafa, gjithashtu është zotuar se: “Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në jetësimin e këtij fondi. Modelin e bashkërendimit dhe bashkëveprimit tashmë e kemi vendosur në kuadër të qasjes programatike e sistematike. Shembull i mirë që mund të na shërbejë në të ardhmen”.
Ai ka falenderuar dy qeveritë Rama dhe Hoti dhe ministrat e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj – Stublla për angazhimin e dhënë.
Më poshtë mundë të lexoni të plotë shkrimin e kryetarit Ragmi Mustafa:
Përshëndes vendimet e shumëpritura të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës. Marrëveshja e sotme e firmosur në mbledhjen e përbashkët të Tiranës për “Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës” dhe fillimi për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës është inkurajuese për të formuar strategjinë e përbashkët afatmesme për të bashkërenduar aktivitetet drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në jetësimin e këtij fondi.
Modelin e bashkërendimit dhe bashkëveprimit tashmë e kemi vendosur në kuadër të qasjes programatike e sistematike. Shembull i mirë që mund të na shërbejë në të ardhmen.
Faleminderit kryeministër Rama e Hoti, mirënjohje me falënderim të thellë Ministër Cakaj e Stublla.