Mustafa ka reaguar përmes një komunikate për opinion lidhur me situatën rreth pandemisë së Coronavirusit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa sot ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tj në Facebook, në lidhje me situatën tashmë alarmante që ka shkaktuar koronavirusi, përcjell Ministria Lajmeve.
Ai ka konsideruar se pavarësisht vendimeve të Qeverisë serbe, z.Mustafa ka porositur autoritetet lokale në komunën e Preshevës që pa u vonuar fare të ndërpritet mësimi nëpër shkolla, duke shtuar se komuna e Preshevës gjindet në një zonë specifike të kufizuar me dy shtete fqinje të cilët tashmë kanë rezultate me pacient të prekur nga virusi.
Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur qytetar të komunës Preshevë! Në situatën kur CoronaVirusi po merr hov të fuqishëm Pandemik autoritetet e Pushtetit Lokal merren me “sehire”, përmes së cilës nuk mbrohen qytetarët tanë. Shtabi për situata të jashtëzakonshme përshkruan mënyrën e lajres së duarve, ndalesën e tubimeve të mbyllura e të ngjajshme. Po ku ka tubime më masive se në shkollat tona, institucionet e Pushtetit Lokal, shtëpi të shëndetit dhe pikat tregtare me artikuj të konsumit të gjërë. Asnjë fjalë për vetkarantin pa marrë parasysh simtomave. Pavarsisht vendimeve të qeverisë serbe, në Preshevë duhet pa u vonuar fare të ndërpritet mësimi sepse jemi zonë specifike e kufizuar me dy shtete fqinje në të cilat janë vendosur këto masa. Nuk justifikohet me asnjë gjë nëse preken fëmijët tanë nëpër shkolla, kjo nga fakti se lidhemi shumë fortë me qytetarët në Republikën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe vendet e Europës Perëndimore Zvicërr, Itali, Gjermani, Austri e Belgjikë. Rreziku në komunën Preshevë është me rrisk më të lartë se kudo në Serbi. Prandaj, pavarsisht vendimit të ministrisë së arsimit në Serbi, Komuna Preshevë duhet të merr vendim për ndërpreje të proçesit mësimor dhe vetëm të njoftoj ministrinë. Nga ana tjetër, Pushteti Lokal me kryeyar komune e kuvendi, janë akomoduar sa duket në gjumin dimëror apo nuk kanë guxim e shkathtësi të përkatiten për një situatë emergjente dhe shumë komplekse. Nuk kanë mar masa për sigurimin e vazhdueshëm me ujë të pijshëm e të përpunuar në të gjitha familjet Preshevare duke angazhua dhe rezervoare uji me autocisterna. Nuk janë ndar fonde nga buxheti rezervë i komunës për kujdes të veçantë familjeve në nevojë në komunën Preshevë edhe ate në medikamente të domosdoshme mjekësore, ushqim të freskët së paku për një muaj dhe artikuj higjiene e pastërtie personale e familjare. Edukimi me pamflete këto familje të rrezikuara ekonomikisht nuk i mbron por ndarja e ndihmave TANI e jo vetëm kur ka ZGJEDHJE LOKALE apo ato parlamentare që po Ju ofrohen. Nuk ka më të tmerrshme se autoritetet e Pushtetit Lokal të sjellin konkluzione e jo Vendime të arsyeshme të përcjellura me fonde monetare buxhetore sidomos në Situata të Jashtëzakonshme! Në pjesën e kujdesit shëndetsor nuk kanë parapa fare shtimin e personelit shëndetsor në shtëpin e shëndetit dhe distribuimin e mjekëve në gjitha vendbanimet e territorit të komunës Preshevë në mënyrë që të shtohet kujdesi maksimal ndaj qytetarëve dhe parandalimin e gravitimit të qytetarve drejt shtëpisë së shëndetit për kontrole rutinore ose të dyshimta. Edhe kjo kushton, por kjo kosto mbulohet nga taksapaguesit po nga këta qytetarë. Buxheti nuk ruhet në këto situata. Mund të kontraktohen të gjith mjekët në pritje për punë së paku për një muaj e poashtu edhe motrat medicinale ani pse numri më i madh i këtyre kuadrove vijnë nga radhët e opozitës. Njjë gjë i vej në dijeni kryetarin e komunës dhe ate të kuvendit se në këtë rast CoronaVirus nuk ndanë përkatësinë partiake si ju? Prandaj, përfundimisht apeloj në vetdijsimin e Pushtetit Lokal në kohë sepse asnjë vonesë kohore nuk i justifikon pasojat e dhimbjet! Të dashur qytetarë, bazuar në përvojën e vendeve fqinje si po veprojnë, ndiqni rekomandimet përmes Televizioneve Kombtare në Shqipëri e Kosovë dhe veproni sipas atyre rekomandimeve. Qëndrona sa të jet e mundur maksimalisht në hapsirat familjare, kujdes pleqët, fëmijët dhe atyre me sëmundje kronike. Në raste të veçanta kur ka filluar të mungojnë artikuj të caktuar ushqimi apo higjiene në treg, ndihmoni fqinjët e të afërmit Tuaj. Sot miqt kanë nevoj për ndihmën Tuaj. Zoti do t’ua shpërblej e populli do t’Ju çmoj.?RM