Mustafa i kundërpërgjigjet sulmeve të Gjilasit
Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, Dragan Gjilasi ka sulmuar përmes medaive serbe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën duke e akuzuar se “ka fyer mjekët e Serbisë”. Mirëpo i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Mustafës i cili iu është kundërpërgjigjur Djilasit përmes një shkrimi në fb
Postimi i plotë i Ragmi Mustafës:
Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi, Dragan Gjilasi qenka përpjekur me shtrembëruar deklaratën time për të fituar ndonjë poen të lirë politik nëpër Serbi, duke më akuzuar se kinse paskam fyer punëtorët shëndetësorë në Serbi.
Deklarata ime ishte e qartë. Po e ripostoj fjalinë: “Për arsye të njohura, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës frikësohen se mund të marrin trajtim dhe shërbim të duhur shëndetësor në spitalet rajonale, si ai i Vranjës dhe i Leskocit, ku edhe nuk ka pothuajse fare shqiptarë të punësuar”.