Mustafa i drejtohet Vuçiqit: Ju jeni përgjegjësi kryesor për mungesën e paqes tek ne
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në serb Ragmi Mustafa, me rastin e vizitës së paralajmruar nga presidenti serb për qytetin e Bujanocit ka thënë se, nëse ky i fundit me të vërtet dëshiron paqe në këtë rajon, atëherë zgjidhjen e ka tek vetja, pasi që sipas Mustafës presidenti Vuçiq është personi më i fuqishëm në Serbi.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paska deklaruar së fundi se dëshiron paqe, edhe në Bujanoc.
Ky është synimi i gjithëve. Por, paqja nuk ndërtohet duke bërë politika selektive dhe duke u sjellur sikurse nuk ekzistojnë shqiptarët dhe joserbët e tjerë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Si njeriu më i pushtetshëm në Serbi, Presidenti ka edhe përgjegjësinë më të madhe për mungesën e paqes.
Mundësitë dhe detyrimet i ka në tavolinë në Beograd.
Tri marrëveshje të firmosura nga shteti me përfaqësuesit e Luginës, me prani ndërkombëtare, nuk janë realizuar as për së afërmi.
Kjo mungesë vullneti politik i Serbisë shtetërore dhe diskursi selektiv i Presidentit Vuçiq dëshmon pikërisht se nuk ka realisht interesim për paqe.
Prandaj është e domosdoshme që përpjekja të zhvendoset në tavolinën e Brukselit”, ka thënë në një postim të tijin në facebook Ragmi Mustafa.