Lajme

Mustafa i dorëzon mirënjohjen e KKSH-së kryetarit të parë të PDSH-së,Ali Ahmetit

Është nder dhe privilegj që të dorêzosh mirnjohjen për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbajtjen e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, zotit Ali Ahmeti, kryetar i parë i PDSH-së nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës. Zotit Ahmeti, njëkohësisht i urojmë shëndet parasegjithash, mbarësi e realizim të Referendumit në saje të 27 vjetorit të mbajtjes së tij. Është momenti më i mirë për realizimin e këtij verdikti të popullit shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në kohën kur po ofron përmbyllja e dialogut Prishtinë-Beograd përkatësisht shqiptaro-serb në Bruksel. Koncepti i rishikimit të kufijve të vendosur padrejtësisht ndaj shqiptarëve në fazën e demarkacionit të kufirit Kosovë-Serbi dhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës është zgjidhja më fatlume e shqiptarëve të këtyre trojeve autoktone shqiptare. ka shkruar Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.