LajmeTë fundit

Një shkrim provokues për shqiptarët në selinë e APN-së Dega Bujanoc

Hyrja e selisë së Altermativës për Ndryshim, Dega në Bujanoc, ka gdhirë sot me një shkrim provokues për shqiptarët.
Në tabelën e cila shënon selinë dhe logon partiake dikush në gjuhën serbe dhe shkrimin cirilik kishte shkruar „ Kosovo je Srbija „ ( Kosova është Serbi ).
Ky akt primitiv dhe i shëmtuar paraqet një provokim jo vetëm për APN-në por edhe për gjithë shqiptarët.