Mustafa homazhe te varri i veprimtarit Kadri Rexhepi
Gjatë ditës së sotme kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa bëri homazhe si dhe vendosi kurorë lulesh tek varri i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Kadri Rexhepi nga komuna e Preshevës, përkatësisht f.Raincë.
Postimi i plotë i Mustafës :
Sot, në përvjetorin e gjashtë nderova veprën e atdhetarit e patriotit të madh Kadri Rexhepi në Raincë.
Angazhimi i tij, sa është i thellë politikisht po aq i gjerë kombëtarisht. Me veprën madhore në heshtjen dhe modesti u shndërrua në një shembull frymëzimi.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Kadri Rexhepin.
Lavdi e përhershme!