LajmeTë fundit

Për festën e pavarësisë së Malit të Zi, Tuzi stoliset edhe me flamuj kombëtarë

Me rastin e festës së 21 Majit, Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, qendra e Komunës së Tuzit është stolisur me flamuj të Malit të Zi dhe ato kombëtar shqiptar.

Diçka të tillë më herët e kishte njoftuar edhe kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, pasi siç tha ai, shqiptarët kanë dhënë kontribut thelbësor për pavarësinë e Malit të Zi.