Mustafa: Gëzuar festën e madhe popullore Referendumin 1 dhe 2 Marsit 1992
Kryetari i Partisë Demokratike Shqitare Ragmi Mustafa përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka kujtuar Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992.
Z.Mustafa është shprehur se me këtë verdikt të pupullit shqiptar u dha vula e rrugëtimit të brezave nga këto anë.
Shkrimi i plotë
Të dashur shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, sot e plot 28 vite më parë në këto tre komuna me shumicë shqiptarësh autokton u zhvillua Referendumi i 1 e 2 Marsit 1992. Me këtë verdikt të pupullit shqiptar u dha vula e rrugëtimit të brezave nga këto anë.
Rrugëtimi drejt autonomisë politike e territoriale nisi po në at pranverë e do të vazhdoj edhe sot e kësaj dite duke u kthyer edhe në dukshmëri më të ndritshme drejt Ribashkimit të komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me Republikën e Kosovës. Prandaj, bashkimi me Kosovën është zgjidhje e vetme!
Gëzuar festën e madhe popullore Referendumin e 1 e 2 Marsit 1992. ka shkruar Dr.Sc.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.