Mustafa: Do jemi më të fuqishëm kur jemi të unifikuar në një listë të përbashkët
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa thekson se pjesëmarrja e përbashkët e disa partive shqiptare nga Lugina e Preshevës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të thotë se qëndrimet dhe kërkesat e shqiptarëve ndaj shtetit të Serbisë janë zbutur dhe qëllimi është forcimi i pozitës në përpjekje për të drejtat e komunitetit shqiptar.
Sipas Mustafës, paraqitja e partive shqiptare në zgjedhjet për Parlamentin serb në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në deklaratën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë në Luginën e Preshevës të korrikut 2018, “e cila kërkon që çështja e zgjidhjes së statusit të Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë “ nënvizoi për bujanovacke.co.rs.
“Unë pres që ky vendim të forcojë më tej zërin e shqiptarëve në Parlamentin Republikan (të Serbisë), në përpjekjet për të drejtat tona, dhe para shtetit të Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha Mustafa, për marrëveshjen nga liderët politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës e nënshkruar të enjten në Tiranë.
Për një vendim të tillë, shton ai, është dashur shumë guxim nga secili udhëheqës individualisht për të kapërcyer çdo mosmarrëveshje që ata kishin.
“Sidoqoftë, ka parti që mendojnë ndryshe për këto zgjedhje, pavarësisht nga qasja e ndryshme, qëllimet mbeten të njëjta,” theksoi Mustafa për bujanovacke.co.rs.