Mustafa: Dënojmë ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it
“Me shqetësim të thellë po përcjellim situatën e sigurisë në Veri të Republikês së Kosovës dhe dënojmë ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren!
Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje ambasadave të vendeve mike t’a dënojnë ashpër dhunën e strukturave kriminale serbe, të cilat haptazi janë të mbështetura nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe që për synim kanë destabilizimin e rajonit!
Integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm dhe realitet i pakthyeshëm, andaj kërkojmë nga autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me partnerët tanë strategjik, SHBA-të dhe Bashkimin Europian”- ka shkruar kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa