Mustafa: Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, përmes një postimi ka kujtuar 22 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht sakrificën e familjes së Jasharajve, transmeton Ministria Lajmeve.
z.Mustafa ka konsideruar këtë ditë si një kthesë historike për popullin shqiptar, dhe bënë atë që askush në botë nuk e kishte bërë, sakrificën më sublime për lirinë dhe bashkimin kombëtar.
Postimi i plotë
Sot është 5 Marsi, dita e UÇK-së.
Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë.
Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar dhe bënë atë që askush në botë nuk e kishte bërë, sakrificën më sublime për lirinë dhe bashkimin kombëtar.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!
Lavdi!?
RM