FutbollSporti

Muriqi ndien keqardhje që s’mund t’u ndihmojë shokëve në fushë, u jep përkrahje

Sulmuesi Vedat Muriqi ndien keqardhje që s’do ta ndihmojë Kosovën në ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë, megjithatë ai thotë se është përherë në përkrahje të tyre.

Kujtojmë se Muriqi s’do të luajë për Kosovën në ndeshjet e fundit eleminatore për Evropian për shkak të lëndimit, transmeton Koha.net.

“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndiej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi në Facebook.