FutbollSporti

Muriqi apo Rashica, garë e fortë për futbollistin e vitit në Kosovë. Kush e meriton?

Federata e Futbollit të Kosovës do t’i shpallë “Laureatët 2019” të premten, më 20 dhjetor, në ceremoninë që mbahet në një nga Hotelet e Prishtinës nga ora 17:00.

Institucioni më i lart i futbollit në vend do të ketë punë shumë të vështirë këtë vit që ta shpallë më të mirin, me Vedat Muriqin dhe Milot Rashicën që kanë qenë në flakë për klubet e tyre respektive – Werder Bremen dhe Fenerbahce.

Vitin e kaluar këtë çmim me meritë e fitoi Arbër Zeneli, por ylli i Reimsit është jashtë listës këtë vit pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Rashica këtë fushatë me Bremenin ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola, derisa ka kontribuar edhe me tre asistime.

Në anën tjetër, Muriqi në 15 paraqitje me Fenerin në të gjitha garat, ka shënuar 10 gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

Garë mjaft e ngushtë edhe në statistika.