Opinione

Murati: Kosovaristët ahtisarian po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se kosovaristët ahtisarian po i gëzohen lajmit se ideja për ‘shkëmbimin e territoreve’ është hequr nga tavolina.

Shkrimi i plotë :

Kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e “shkëmbimit të territoreve”. Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po “fali zot se nuk din çka flasin”. Për një gjë jam i sigurt, mund të ketë “marrëveshje” e marrëveshje, ekonomike e të tilla që përfshijnë asociacionin apo autonominë politiko-territoriale për serbët. Mund të ketë edhe vazhdimësi të status quos. Por të gjitha këto do ta dëmtojnë rëndë interesin qytetar e kombëtar, interesin shtetëror të Kosovës. Gjithashtu jam i bindur se asnjëra nga këto zgjidhje nuk do të jetë finale. Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova.