MRIKA DHE NITI PUSHTOJNË MAJËN MË TË LARTË NË BOTË
EKSPEDITA EVEREST 2019 PËRFUNDOI ME SUKSES!
MRIKA DHE NITI NE MAJËN MË TË LARTË NË BOTË!
Mrikë Malsorja si 17 vjeçare njëherit alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikçi, sot me daten 27 Maj në ora 6:10 (ora lokale e Nepalit) të mëngjesit, realizuan me sukses ngjitjen në majen më të lartë në botë Mont Everest me lartësi mbidetrae 8 mijë e 848 metra.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Mrika Nikçi në faqen zyrtare në facebook, në ora 03:00 pas mesnates të datës së sotme, sipas orës tonë lokale.
Ndryshe frika dhe ankthi tek shqiptarët për ekspeditën tonë ishte i madh, meqë një burrë britanik vdiq të shtunën pak minuta pas samitit të malit Everest, duke e çuar në 10 numrin e përgjithshëm të vdekjeve këtë sezon në majën më të lartë të botës.