Lajme

MPJ-ja kosovare i kërkon Serbisë ta identifikojë kosovarin e vra*ë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi kosovar në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Serbia nuk e ka konfirmuar personin e vrarë nga policia serbe sot në afërsi të Lloznicës. Mediat serbe kanë aluduar se personi i vrarë është Faton Hajrizi.

Hajrizi dyshohet se dje ka vrarë një polic e ka plagosur një tjetër në Lloznicë. Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.