MPB: nga 9-15 dhjetor kontroll i zgjeruar i trafikut!
Ministrisa Punëve të Brendshme në Serbi ka njoftuar se Drejtoria e Policisë Rrugore, nga 9 dhjetor deri më 15 dhjetor 2019, do të zbatojë kontroll të zgjeruar të trafikut, që synon kontrollimin e drejtuesve të ahtomjeteve në gjendje te dehur dhe nën ndikimim e substancave psikoaktive.
Ky aksion ndërkombëtar do të zbatohet në 29 shtetet anëtare të TISPOL (Rrjeti i Policisë Rrugore të Evropës).
Ministria e brendshme ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit, më shumë se 42,000 vozitësve i është bërë ndalesë për shkak të vozitjes në gjendje të dehur.
Në mesin e tyre, më shumë se 1.700 drejtuan automjetin në një gjendje totalisht të dehur.
Poashtu, 350 vozitësve i është bërë ndalesë për vozitje nën ndikimin e substancave psikoaktive.