Mos më ofendo, mos ma prek Diasporën
Shkruan Arben Mehmeti
Deklarata apo ofendimet si ajo e analistit apo “Gazetarit ” Valon Syla për diasporën është një shembull për tu menduar.
Budallallëqe, mos e shpërndaj, as mos e gjyko, se ajo mandej bëhet virale, duke shkaktuar urrejtje, neveri dhe zhgënjim.
Kush është diaspora për Kosovën, me dekada është dëshmuar.
Qysh nga kohët e vështira kur s’kishim liri as shprese, e as pare e tani sot kur i kemi te dyja po dhe kërkohet mençuri dhe dashuri.
Rreth 1 miliard euro në vit hyjnë nga diaspora në Kosovë për t’a ushqyer barkun familjes dhe jo për të e rritur mendjen (përjashto Iphon-a, teknikë e gardërobë).
Në kohën kur ishte luftë dhe ishit në front ballë për ballë, ku njerëzit vuanin e trimat kërkonin ndihmë pra, ishte ajo Diasporë që ndihmoi.
Sot kur kemi liri dhe jemi shtet ofendohet Diaspora.
Të thuash se diaspora shesin mend’, është budallallëk!
Unë që 9 vite jetoj 1653 kilometra larg vendlindjes time.
Sa herë shkoj në Kosovë kur takoj familjen time, shoqërinë time kur shkoj në fshatë kaloj pranë shtëpisë së fëmijërisë, më këputen këmbët në dy gjunjët kur ndahem nga familja dhe kthehem në mërgim duke qarë.
Sepse, çdo largësi është largësi, s’ka largësi të madhe dhe të vogël për shpirtin sepse çdo ndarje është ‘vdekje’ sepse, ti kurrë s’e di a do të kthehesh në shtëpi përsëri.
Të neveritesh nga dora që të jep bukë -është mallkim!
Të fyesh djersën e punëtorëve që kurrë nuk ngopen gjumë, është mëkat i madh t’ua prishësh pushimin atyre që kurrë nuk pushojnë përveç një herë në vit kur vijnë në Kosovë.
Është krim; t’u bësh zullum të mërziturve!
Diaspora është një vatër që mbanë gjallë gjithmonë dhe e ruan vendin për çdo rast sigurie diaspora reagon.
Viti që e lamë pas ishte një vit me rihapje të një virusit të ashtu quajtur Covid-19, të cilën dhe sot e luftojmë. Një vit më parë ne Gurbeqarët i munguam atdheut Kosovës sonë të dashur, e dini sa humbje kishte Kosova dhe shtrohet pyetja vallë çfarë bëjnë ata pa ne? Një vit pa shkuar ne, Kosova ishte e shkretë pa mërgimtarët, e sot ti shikosh rrugët e Evropës të mbushur me kolona të gjata është kënaqësi dhe emocion i pa përshkruar dhe mezi presim ta vizitojmë Atdheun.
E di ti që ne Gurbeqarët apo më mirë të themi secili pre nesh kemi lënë nga një shtëpi, kemi lënë nga një familje, kemi lënë nga një nënë dhe Baba të plakur duke na pritur gjithmonë pranë vatrës, ku e di sa rrudha ju kanë shtuar në ballë nga lotët, kemi lënë atdheun e kemi ikur në Diasporë që vetëm ti shërbej atdheut tim.
Faleminderit Kosovë që ti i sot më ofendon dhe më quan Gërrnaça!!!
Edin ti ka shumë prej neve që nuk e kemi askënd këtu, nuk na pret askush, ne vijmë për t’i vizituar kujtimet dhe varret e më të dashurve tanë babë e nënë.
Eh sa lot atdheu im ka derdhur për ne dhe ku e di sa lot kam derdhur për atdheun tim.
Mos të ofendohemi, sepse ne nuk mundemi njëri pa tjetrin.
Rroftë populli im!