Lajme

Avionë nga Serbia shihen edhe të dielën në afërsi të kufirit me Kosovën

Pas dy incidenteve në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri të Kosovës të dielën raportohet të jetë e qetë.

Ndërkohe raportohet se në orët e mëngjesit të ditës së diel janë parë sërish dy avionë nga Serbia duke fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovë.

Pavarësisht kësaj, raportohet se gjithçka është qetë dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak, për të shtatën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të vendosura edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.