Sporti

Valon Behrami në festë, gruaja e tij fitoi medaljen e parë të artë

Lara Gut-Behrami sapo ka fituar medaljen e parë të artë. Gruaja e futbollistit kosovar, Valon Behrami, ka fituar një tjetër medalje, por këtë herë është e arta.

29-vjeçarja hyri në garë si favorite, duke fituar katër sllallomat supergjigante. Lara arriti ta mposhtte kampionen aktuale, Mikaela Shiffrin, e cila u rëndit e treta.

Për Lara Gut Behrami, kjo ishte medalje e parë e artë, pasi fitoi një medalje argjendi dhe dy të bronzta.