Molliqaj: PSD do ta përcaktoj Qeverinë e ardhshme
Deputeti Dardan Molliqaj, ka thënë se PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë, transmeton g.metro.
Molliqaj në një status në facebook ka thënë se mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë, PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit, PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.
Tutje ai ka thënë se mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë
“PSD DO TË JETË SUBJEKTI PËRCAKTUES
Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve. Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:
– PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.
– PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në KosovëAsnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste. Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet”./