Lajme

Molliqaj: Mos u çuditni, Albini nuk ështē transformuar tani, kjo gjë ka ndodhë kohë më parë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës është transformuar që prej vitit 2016-të.
Molliqaj thotë se Kurti nuk paraqet asnjë vlerë dhe besim në politike, duke shtuar se ai nuk ka projekt politik të cilën do të shtyejë përpara.“Me të ardhur në pushtet, pranoi gjithçka që ka kundërshtuar”, ka shkruar Molliqaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk ka qëndrim as për dialogun me Serbinë.

“Kurti duke ndryshuar vet, po don ta ndryshojë edhe Listën SRPSKA. Dikur Listë çetnike, sot na qenkan bërë subjekt konstruktiv. Nga instrument i Beogradit, në partner qeveritar. Pra, kur nuk je me Kurtin je çetnik, kur je me Kurtin, bëhesh konstruktiv”, thotë Molliqaj, që ia përmend Kurtit edhe deklaratat për presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

“Kurti mbrëmë tregoi se ka gënjyer jo vetëm votuesit e tij, por të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ai tregoi vet që Qeveria e tij NUK KA program qeverisës. Ndonëse për muaj të tërë na patën thënë që harmonizimi i programit është punë e kryer, sot një dokument i tillë nuk ekziston. Bash sikurse secili kryeminister tjeter, mori pushtetin PA PROGRAM QEVERISËS!

Ndryshimet e transformimet e Kurtit do të ishin më lehtë të pranueshme vetëm nëse rruga deri te pushteti të mos përcillej me humbje të jetës së njerëzve, rrahje, burgje etj. Sot ka ende qytetarë aktivistë që në trupin e tyre kanë copëza të plumbave në përpjekjen për arritjen e qëndrimeve të cilat sot Kurti i ka braktisur. Kurti tregoi që është në gjendje të instrumentalizojë e tjetërsojë çdo mund e sakrificë të secilit aktivist jo për të ndryshuar Kosovën, por për të ndryshar qëndrimet e tij”, thotë ai.

Kreu i PSD-së e ka quajtur tradhëtar Albin Kurtin.

“Prandaj Albin Kurti është tradhëtar. Duke tradhëtuar qëndrimet e tij, ai ka tradhëtuar kolegët aktivistë, ka tradhtuar kauzat për të cilat kanë vdekur njerëz. Ka hequr dorë nga kauza për përparim e barazi shoqërore.

Sot Albin Kurti është sikur të tjerët. Por, metamorfoza e tij ka kohë që ka nisur. Ne e kemi parë tek çirrej për pushtet shumë kohë më heret. Dhe shumë mirë që e mori, sepse në fund të fundit, e vërteta ka rëndësi”, ka deklaruar ai.