Lajme

Molliqaj: E vërteta del sheshit, Glauku ishte SHIK, Albini mori para nga Devollët

Kandidati për deputet nga radhët e PSD’së, Dardan Molliqaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se ajo çfarë ka thënë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë.

Ai komentoi për dokumentin që qarkullon në rrjete sociale ku pretendohet se është kontratë punësimi në SHIK mes Glauk Konjufcës dhe Kadri Veselit.

“Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët”.

Molliqaj po ashtu komentoi edhe deklaratat e ish deputetit të LVV’së, Florin Krasniqi, që i tha mbrëmë në televizionin T7 se Albin Kurti ju kishte kërkuar para “Devollëve’ dhe ata ja kishin dhënë 10 mijë euro