Lajme

Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë

Mjeku shqiptar në spitalin kantonal të Winterthurit, Zvicër, Naim Mehmeti ka shprehur shqetësimin e tij me vaksinimin e ulët të vaksinimit të shqiptarëve.

Mehmeti në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se numër shumë i vogël i shqiptarëve janë të vaksinuar në Zvicër.

“Propaganda ka ndikuar që shqiptarët të hezitojnë të vaksinohen. Shteti zviceran ka marrë të gjitha masat që edhe shqiptarët të vaksinohen”, tha ai.

Mjeku shqiptarë në Zvicër thotë se situate ditëve të fundit në Zvicër është përkeqësuar shumë.

“Kemi një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë këtu në Zvicër që janë hospitalizuar. Në spitalin ku unë punoj, 80% e të hospitalizuarve janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia dhe 90% e tyre janë të pavaksinuar”, është shprehur ai.