Shqipëri

Mjegulla e madhe në Durrës vështirëson zbarkimin e anijes me 670 turistë të huaj

Një mjegull e dendur që ka mbuluar sot qytetin e Durrësit ka krijuar vështirësi edhe në zbarkimin në port të anijes turistike “Sirena” me 670 turistë të huaj që ndodheshin në bordin e saj.

Me ndihmën e rimorkiatorit, “Sirena”, anija turistike me gjatësi 180 metra u bregëzua.

Ajo po kryen një udhëtim në disa qytete turistike të detit Mesdhe dhe mbërriti në Durrës pas vizitës në Kotorr të Malit të Zi, raporton Top Channel. Në mbrëmje, pas një qëndrimi 12 orësh qëndrimi, ku është parashikuar që turistët të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, anija do të vijojë lundrimin drejt portit të Argostolit në Greqi.