Të fundit

Mitroviç: Kryetari Kuvendit Komunal Enver Ramadani, po nxitë konflikte ndëretnike në Bujanoc

Pas publikimit të lajmit mbi shkresën e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadanit dërguar institucioneve shtetërore mbi qasjen në informacione me rëndësi publike, menjëherë ka ardhur reagimi i Partisë Përparimtare Serbe, subjektit i cili në zgjedhjet e fundit gumbulloi shumicën apsolute të votuesve serb në komunën e Buajnocit.

Shefi i këshillit të SNS për Bujanocin, Nenad Mitroviç, njëherit deputet në Kuvendin e Sërbisë, ka theksuar se kërkesa e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadanit, i cili kërkon strukturën etnike të të punësuarve në institucionet dhe administratën shtetërore, ka për qëllim të nxisë tensionet ndëretnike.

“Edhe këto tensione shëndërrohen në një konflikt ndëretnik, sepse kjo për të, dhe politikën që e aplikon partia e tijë PVD është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në shumicën mbarëshqiptare, pa i dhënë llogari votuesve të vetë se çfarë ka bërë për ata dhe dhe qytetarë të tjerë” ka thënë Mitroviç për mediat lokale në gjuhën serbe.

Sipas tij, Ramadani ka propaganduar politikën e konfliktit dhe urrejtjes që kur mori detyrën të cilën ëhstë duke e udhëhequr.

“Si shembull pozitiv, le të paraqesë një raport se sa punëtorë ka punësuar koalicioni mbarëshqiptar nga formimi në vitin 2020 e deri më sot, nga Komunalia përmes Komunës deri në Qendrën Sportive, dhe cila është përbërja nacionale e të punësuarve” ka përfunduar Mitroviç