Kryesore

Miratohet buxheti i ri i komunës së Preshevës

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal ndër të tjera është miratuar edhe buxheti për vitin 2025

Me këtë rast kryetarja Ardita Sinani ka deklaruar:

Urime buxheti i ri!

Falënderoj të gjithë këshilltarët nga pozita dhe opozita për pjesëmarrjen aktive në debatin e sotëm disaorësh parlamentar.

Kjo e bën buxhetin edhe më demokratik.

Pra, buxheti i ri është kombinim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe i miratimit të të zgjedhurve të tyre.

Është buxhet i miratuar nga këshilltarë komunalë edhe nga pozita, edhe nga opozita.

Tashmë, Komuna e Preshevës ka buxhet më demokratik. Buxhet shpërndarës. Buxhet gjithëpërfshirës. Buxhet zhvillimor. Buxhet social.

Vazhdojmë bashkë. Për investime të reja. Për mirëqenie për të gjithë!