Ministrja e integrimit europian takon të rinjtë e Luginës së Preshevës
Takimi me të rinjtë e Luginës së Preshevës, ishte rast për të diskutuar për vlerat e rinisë tonë, për kapacitetet në të gjitha fushat, krahasuar me bashkëmoshatarët e vet nga vendet e BE-së, kështu ka deklaruar Ministrja e Kosovës Dhurata Hoxha.
Hoxha më tutje shoti se njohja e ndërsjellë e diplomave, kuotat e ulëta të pranimit të studentëve nga Lugina në Universitetin e Prishtinës, si dhe vështirësitë e licencimit të profesionistëve, ishin disa nga shqetësimet që janë diskutuar me të rinjtë e Luginës. Këto brenga tashmë janë zgjidhur në të gjitha vendet e rajonit. Ne këtë shqetësim, e kemi përcjell te instancat e BE-së, në diskutimet për fqinjësinë e mirë dhe provat e kësaj fqinjësie të mirë nga ana jonë.
Tutje Ministrja Hoxha potencoi se Republika e Kosovës është shembull për këtë. Kështu do të dëshironim që të veprojnë edhe fqinjët tanë, në rend të parë Serbia, kur dihet se studentët nga Lugina e Preshevës, kanë probleme edhe me njohjen e diplomave nga Kosova apo Shqipëria që kanë validitet në tërë botën, por jo edhe në Serbi.
Ministrja Dhurata Hoxha u shprehë se është Krenare me vlerat dhe vizionin euro-atlantik të të rinjve të Luginës!