Ministrja Besa Shahini publikon fotografi nga momenti i kurorëzimit me deputetin Dardan Molliqaj
Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti Dardan Molliqaj kanë kurorëzuar lidhjen e tyre të dashurisë, me martesë, transmeton Ministria Lajmeve.
Është vetë Shahini ajo e cila vetëm para pak minutash ka postuar fotografi nga momenti i kurorëzimit.
‘❤ 03.04.2019, Prishtinë ‘, është mbishkrimi i fotorafisë saj.
Kurorëzimi i tyre është bërë në Komunën e Prishtinës sot gjatë ditës.
Ndryshe, Besa Shahini është e vetmja ministre kosovare që janë pjesë e kabinetit qeveritar të Shqipërisë.