Lajme

Ministri serb: Kemi përkrahjen e fortë të Rusisë për Kosovën

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanovic ka thënë se kanë përkrahje e fortë të Rusisë në mbrojtjen e integritetit territorial kur bëhet fjalë për Kosovën.


Ai në TV Pink ka thënë se këtë mbështetje e kanë edhe për kundërshtimin e pranimit të Kosovës në Interpol.

Përveç këtyre dy çështjeve Stefanoviq ka theksuar se kanë përkrahjen ruse në shumë fusha duke përmendur edhe projektet bilaterale dhe bashkëpunimin në parandalimin e efekteve anësore sipas tij në rast të pranimit të aplikacionit të Kosovës në Interpol.