Lajme

72 kg drogë drejt Greqisë të fshehura në dopio shasi, arrestohet 45-vjeçari

Agim Shkurta 45-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të transportonte drogë drejt Greqisë.

Ai u ndalua në Qafë Botë nga policia kufitare e cila gjatë kontrollit në mjetin e tij gjeti lëndën narkotike të fshehur brenda dopio shasisë në pjeën e poshtme të mjetit. Policia gjeti dhe sekuestroi 72 kg kanabis sativa.

Ndërkohë ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.