Ministri Selimi për fjalimin e Kamberit: “Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari”
Fjalimi i sotëm dhe vendosja e Flamurit Kombëtar në Kuvendin republikan të Serbisë, nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka marrë jehonën e shumë mediave dhe personaliteteve publike në Kosovë.
Është ministri i drejtësisë kosovare, Selim Selimi, që paraqitjen e sotme të deputeti Kamberi e vlerësuar tejmase. Ai përmes një shkrimi në facebook, duke i’a bashkangjit edhe një fotografi, ka theksuar se, ‘është hera e dytë që parlamenti serb po dridhet nga zëri i një shqiptari’.
“Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe” – ka shkruar ministri Selimi.
Kujtojmë që, në fjalimin e tij të sotëm, deputeti shqiptarm, Shaip Kamberi, vendosi edhe flamurin Kombëtar Shqiptar, gjë që, u kundërshtua nga kryetari i Kuvendit republikan, Ivica Daçiq.