Ministri Martinoviq ka shpërndarë mjete shkollore për nxënës në shkollat e Preshevës
Shkollat në Preshevë para fillimit të vitit shkollor, i ka vizituar ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, i cili është edhe kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ministri u ka shpërndarë mjete shkollore dhe çanta shkollore nxënësve të vitit të parë në shkollat fillore “Vuk Karaxhiq” dhe “Abdullah Krashnica”, ndërsa shkollave u ka dhuruar laptopë.
Martinoviq tha se “Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe e gjithë Qeveria e Serbisë, si dhe Trupi Koordinues janë të vendosur që shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Serbisë, para së gjithash në Bujanoc dhe Preshevë, të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë”.
Ai po ashtu tha se “është në interes të shtetit që të ushqehen marrëdhënie të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse kjo është garancia e vetme e përparimit të kësaj pjese të vendit”.
Ministri nënvizoi se Qeveria ka ndihmuar në krijimin e një zone industriale prej 13.5 hektarësh në Preshevë dhe se do të mbështesë edhe sjelljen e investitorëve./Titulli.com/