Ministri maqedonas Filipçe: Kufijtë mbesin të hapur
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se për momentin kufijtë e vendit mbesin të hapur.
Filipçe thekson se Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të përfundojë grumbullimin e informacioneve për gjendjen e pandemisë në vendet e rajonit për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.
“Në të gjithë botën pandemia nuk po zbehet, ka gjithnjë e më shumë pacientë, kudo që ka lehtësime të masave restriktive, ka shumë të infektuar të rinj. Komisioni po ndjek situatën dhe për momentin kufijtë mbesin të hapur deri sa të merren informacionet e nevojshme për pasqyrën epidemiologjike të vendeve fqinje”, ka shkruar Filipçe.