Ministri i Republika Serpska i bie shuplakë deputetit opozitar për shkak të flamurit të NATO-s
Ministri i Punëve të Brendshme të Repbulika Serpska (RS), Dragan Llukaç e ka qëlluar me shuplakë deputetin e NSRS Drashko Stanivukoviqin pas një grindjeje rreth flamurit të NATO-s në sallën e Kuvendit, raporton portali Klix.
Llukaç gjatë kohës që po mbante fjalë në Kuvendin Popullor të RS në lidhje me Programin e reformave në BeH, e kishte qortuar Stanivukoviqin, i cili bashkë me disa opozitarë të tjerë kishte futur në sallë flamuj të vegjël të NATO-s.
Flamujt ishin shenjë proteste, meqë Stanivukoviq konsideronte (Millorad) Dodik përmes nënshkrimit në Programin e reformave, që dje i është dërguar NATO-s ka shkelur “neutralitetin ushtarak të RS-së”.
Por Llukaç ndryshe komentonte punën e flamujve të NATO-s në sallë.
“Ndërsa po luftoja mbi kokë më fluturonin avionët e NATO-s. Mendoja a do të më binin mbi kokë bombat. Atëherë ti idhe i vogël, por tani duhet t’i kuptosh disa gjera. Mos sjell më këso gjerash në Kuvend, ndryshe do të përfundosh si flamujt”, i thotë Llukaç.
Pas kësaj Stanivukoviq i afrohet Llukaçit me qëpllim që t’i sqarojë se si do të përfundojë, për ç’arsye Llukaçi përplasi letrat, e quajti majmun e pastaj e qëlloi, raporton Klix, transmeton Koha.net.
Për pasojë seanca ndërpritet.
Shikoni videon