Shqipëri

Ministri i Brendshëm turk: Qasja e Ramës ndaj “gylenistëve” më bëri të lumtur

Miqësia të cilën Edi Rama ka krijuar me presidentin tonë Recep Tayyip Erdogan, si dhe bashkëpunimi të cilin e zhvillojnë, shkakton arritjen e një momentumi shumë të rëndësishëm qoftë në aspektin e shtetit qoftë në nivel të popujve”.

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, në një prononcim për Anadolu Agency, pas vizitës që zhvilloi dje në Tiranë.

Sipas Soylut, në takimet me kryeministrin Rama dhe homologun Sandër Lleshaj, është vlerësuar “hedhja e hapave të përbashkët në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë edhe FETO-n (Lëvizjen Gylen)”. Ai ka shtuar se në takime “janë marrë vendime serioze”.

Ai ka deklaruar se është ndjerë i lumtur me qasjen e Ramës ndaj Lëvizjes Gylen, të cilën Turqia e konsideron organizatë terroriste dhe e akuzon për tentativën për grusht shteti më 15 korrik të 2016-ës.

“Qasja e zotit kryeministër, por edhe e ministrit të Brendshëm, për këtë çështje (Lëvizjen Gylen) me të vërtetë na bëri të lumtur neve si shtet, edhe mua personalisht. Besoj se procesi në luftën kundër organizatës terroriste, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë. Vendosmëria jonë në këtë luftë qoftë brenda vendit e qoftë jashtë vendit do të vazhdojë ashtu siç ka qenë. U paraqit një qëndrim shumë konstruktiv. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjithë së bashku do të shohim rezultatet e këtij qëndrimi konstruktukv”, theksoi Soylu.

Turqia ka kërkuar edhe më parë nga autoritetet shqiptare ekstradimin e anëtarëve të Lëvizjes Gylen