Shqipëri

Vritet Jurgen Kurti, një nga djemtë më të pasur të Tiranës

Atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Zef Jubani ka përfshirë një person të njohur në Tiranë, transmeton Ministria Lajmeve.


Milioneri i ri në moshë, Jurgen Kurti është vrarë në orët e vona të mbrëmjes së sotme me armë zjarri.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteve