Ministri Cakaj zhvillon një bisedë telefonike me udhëheqësit politik të Luginës
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj përmes një postimi në llogarinë e tij në FB njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberin e atë të Preshevës Shqiprim Arifin, si dhe me kryetarin e KKSH-së Ragmi Mustafën, përcjell Ministria e Lajmeve.
Me këtë rast Ministri Cakaj bëri të ditur se ëdhtë biseduar për shëndetin e bashkëkombësve tanë, masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar në mposhtjen përfundimtare të COVID-19
Ky është njoftimi i plotë nga Ministri Cakaj:
Sot zhvillova një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës, për të biseduar për shëndetin e bashkëkombësve tanë, masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar në mposhtjen përfundimtare të COVID-19.
Bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Glauk Konjufca, zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, Kryetarin e Tuzit, z. Nik Gjeloshaj e zv. Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu dhe, natyrisht, me Kryetarin e Bujanovcit, z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa.
Ndonëse në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim!
Natyrisht, ne do ta ruajmë komunikimin institucional për të bashkërenduar veprimet tona sipas nevojave./ministrialajmeve.com