Milo Gjukanoviç: Kisha Ortodokse Serbe mbron infrastrukturën e Serbisë së Madhe
Vijon gjendja e acaruar mes politikës serbe dhe asaj malazeze, apo dhe mes dy kishave, ku si shkak ka qenë miratimit i Ligjit të Fesë nga ana e Podgoricës, gjë që në Beograd është kundërshtuar me forcë.
Pas Mitropolitit Mihailo, është presidenti Gjykanoviç që akuzoi Kishën Ortodokse Serbe si të “keqen e madhe” të Serbisë.
“Kisha Ortodokse Serbe ruan infrastrukturën e Serbisë së Madhe. Pra, me katër dioqezat e saj në Mal të Zi, tre prej të cilave janë ndërkufitare, ajo përcakton hapësirën e ‘Serbisë së Madhe’ dhe kështu nënvizon se cili është misioni i saj – tha Gjukanovic.
Sipas tij, kjo Kishë mban peng stabilitetin në rajon.